Sporti

Reali si Edi Rama, të gjithë duan ta rrëzojnë por askush nuk mundet

Real Madrid po vazhdon formën e jashtëzakonshme në La Liga.

‘Mbretërit’ kanë marrë fitoren e radhës, duke mposhtur Valencian me rezultatin 4:1, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema ishte ai që hapi serinë e golave, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43’.

Dy goditje të forta Valencias i erdhën më pas nga Vinicius JR, i cili me golat e minutave 52’ dhe 61’ çoi shifrat në 3:0 për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.

Valencia gjeti një gol me Guedes në minutën e 76’, i cili dërgoi topin në rrjetë me kokë, pasi Courtois i priti penalltinë.

Por, shpresat e Valencias i mbyti Karim Benzema, i cili golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje e shënoi në minutën e 88’.

Real Madrid shkon tashmë në 49 pikë pas 21 ndeshjeve, derisa Valencia mbetet me 28 pikë në 20 ndeshje.