Sporti

Reali jep super-lajmin, më në fund e gjen zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

Real Madrid, ka gjetur pasuesin e Cristiano Ronalos.



Pas mbylljes së tratativave me Eden Hazard, që sipas të gjitha gjasave do e shikojnë në Madrid sezonin e ardhshëm, Reali i Madridit ka marrë sinjale të rëndësishme nga një tjetër yll i futbollit botëror.

Kylian Mbappe ka pohuar se është i gatshëm që të braktis PSG-në, vetëm në rast se e kërkon Realin i Madridit.

“Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërt do kërkoj një sfidë të re diku tjetër“-u shpreh 20 vjeçari pak ditë më parë.


Një lajm i madh për skuadrën e drejtuar nga Florentino Perez dhe Zinedine Zidane, që shikojnë te talenti 20 vjeçar njeriun ideal për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon. Por jo vetëm kaq. Mediat spanjolle kanë zbuluar se mes palëve ka pasur kontakte tashëm dhe nuk hidhet poshtë mundësia e një akordi verbal mes tyre.

Kjo do të krijojë “panik” te Juventusi. Bardhezinjtë e pëlqenin idenë për të firmosur me francezin, por deklarata e fundit e tij i kthen me këmbë në tokë.