Sporti

Real në krizë të thellë, Modric vjen me deklaratë të papritur

Luka Modric, ka mohuar se Real Madridi është në krizë pas humbjes së tyre 1-0 ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve.

Madrid mori një gol në minutën e dytë nga Nikola Vlasiç të martën, duke bërë që madrilienët të pësojnë një humbje të dytë në tre ndeshje përcjell arbresh.info.

Casemiro, Karim Benzema dhe Mariano Diaz patën raste, por që nuk u konkretizuan i duke bërë që Reali të mos realizojë gol për ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme në të gjitha garat për herë të parë që nga janari i vitit 2007. Por, që Reali është në krizë të rezzltatve, këtë nuk e pranon mesfushori, Luka Modric.

“Nuk është një krizë, por ne nuk kemi kryer punën në mënyrën më të mirë se si duhet. Pa dyshim, do të kthehemi fitoreve dhe rezultateve të mira

“Sa për CSKA tregoi se ata janë shumë mirë të organizuar dhe kanë lojtarë vërtet të mirë. Ata kanë përdorur shansin e tyre, ne nuk i kemi përdorur tonat”, ka thënë mesfushori kroat./arbresh.info/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje