E martë, 26 Maj, 2020
Sporti

Reagon Neymar, pasi nëna e tij u lidh me një të 22-vjeçar

Neymari e ka uruar nënën e vet, Nadine Goncalves, për lidhjen e re të dashurisë me një djalosh 31 vjet më të ri se ajo, duke i dëshiruar lumturi 53-vjeçares.



Në një kohë karantine në gjithë botën, për shkak të pandemisë koronavirus, Nadine la rrjetet sociale gojë hapur dhe e tronditi Brazilin kur njoftoi për lidhjen e re të dashurisë me 22-vjeçarin Thiago Ramos, shkruan Gazeta Express.

Lidhja e re e Nadines u bë temë e gjerë diskutimi në Brazil dhe në rrjetet sociale në gjithë botën, për shkak se i dashuri i saj Ramos është 6 vjet më i ri se i biri i saj dhe plot 31 vjet më i ri se vetë ajo.

Por Neymar i ka dalë në mbrojtje të ëmës duke i uruar lumturi me Ramosin.

“Ji e lumtur nënë, të dua”, shkroi Neymar në Instagram.



LEXO EDHE:
Publikohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës