Sporti

Rasti i Vedat Muriqit, KF Liria i shkruan zyrtarisht klubit të Lazios

Klubi futbollistik ‘Liria’ i ka dërguar sot një letër zyrtare klubit të Lazios, duke e informuar rreth asaj se cili ishte klubi i parë dhe formues i Vedat Muriqit, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.

Megjithatë, së fundmi është shfaqur një tjetër problem. Sipas rregullave nga FIFA, 5% nga shuma e transferimit i takon klubit të parë të lojtarit, në këtë rast Lirisë, mirëpo këto para përsëri u raportua se do t’i shkojnë klubeve nga Shqipëria, Teutës dhe Besës, aty ku Muriqi kishte luajtur pas Lirisë.

26 vjeçari është futbollist që hapat e parë ka marrë te klubi prizrenas, KF Liria, aty ku kishte kaluar shtatë vite (2006/13). Kosova nuk ishte e pranuar në FIFA dhe UEFA dhe kësioj klubet kosovare nuk gëzonin të drejtat e 5% të shumës, por KF Liria do i kërkoj tani.

Klubi prizrenas i ka nisur një letër zyrtare klubit të Lazios, duke i bashkangjitur edhe provat si: Kontratën profesionale të Muriqit me klubin, pasaportën e lojtarit të lëshura nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe letër konfirmimin nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Liria zyrtarisht i shkruan LaciosNë letër mes tjerash theksohet, se Vedat Muriqi ka dalur nga KF Liria.Lidhur me…

Julkaissut LIRIA FC Keskiviikkona 16. syyskuuta 2020

“Ne kemi angazhuar avokat. Gjithashtu kemi paralajmëruar UEFA’n dhe Lazion që Muriqi është rritur te KF Liria. Ne kemi edhe protokollet e lojërave kur ai ka luajtur për ne dhe ID kartelën e lojtarit dhe gjitha dokumentet tjera. Të shohum se çfarë do bëhet” – kishte deklaruar dje drejtori i KF Lirisë, Erxhan Dana, për Gazeta Metro.

Nga Liria, Vedat Muriqi kishte kaluar te Teuta e Durrësit, teksa më vonë kishte luajtur edhe për Besën e Kavajës. Të dy këto klube deri më tani kanë përfituar nga transferimet e Muriqit, e që në fakt këto para duhej t’i takonin Lirisë.