Sporti

“Rashicën e duan në Angli, por Bayerni s’dëshiron ta lë të largohet nga Gjermania”

Agim Ademi ka zbuluar se Bayern Munich ka shprehur interesim për Milot Rashicën.



Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emisionin Oxygen te Besim Dina, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për arritjet e Kosovës, Ademi zbuloi edhe ofertat e shumta në drejtim të yllit të “Dardanëve”, Milot Rashica.

Sipas Ademit, 22-vjeçarin e duan shumë klube në Angli, por Bayern Munich s’dëshiron ta lë të largohet nga Bundesliga.

“Rashica është një prej futbollistëve që është i kërkuar dikund nga 7-8 klube të Anglisë, por si duket Bayerni (Munchen) nuk po donë me e lanë me dalë prej Gjermanisë. Unë besoj që edhe këtë sezon do të luaj në Werder Bremen”, ka deklaruar Ademi.



BILD raporton se për Rashicën është duke u interesuar edhe Benfica. Madje, sipas BILD – Benfica ka ofruar 18 milionë euro për talentin e Werder Bremen.