Sporti

Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Gambisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit miqësore për muajin qershor dhe më pas do t’i presë ndeshjet kualifikuese në shtator që shërbejnë për Kampionatin Botëror, transmeton Sinjali Sport.

Të përzgjedhurit e Challandes e luajnë në Antalya të Turqisë ndeshjen e katërt miqësore këtë muaj. “Dardanët” takohen me Gambinë në ndeshjen që nis nga ora 19:00 në “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi”.

Challandes ka publikuar edhe formacionin startues për këtë takim.

Kosova: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku.

Betim Halimi do të bëjë debutimin me fanellën e Kosovës. Në mbrojtje do të jenë Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu dhe Bajselmani. Në mesfushë janë Loshaj, Rrudhani dhe Zejnullahu. Sulmi i është besuar treshes Mirlind Daku, Jetmir Topallit dhe Liridon Balajt.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?