Sporti

PSG e eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Paris Saint Germani e ka eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Parisienët dhe katalunasit kanë luajtur baras 1-1 në duelin kthyes, por me rezultat të përgjithshëm 5-2, skuadra e drejtuar nga Pochetino është kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Parc des Princes’, golin për PSG-në e shënoi Kylian Mbappe (31’), kurse për ‘blaugranët’ realizoi Lionel Messi (37’).

Pas kësaj fitoreje, PSG-ja do ta pres kundërshtarin e radhës për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?