Sporti

Presidenti Thaçi: Përjetësisht krenar me Majlindën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk, fituar nga Majlinda Kelmendi, është historike për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës.

“Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk ështe historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Përjetësisht krenar me Majlindën”, ka shkruar ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?