Presidenti i UFC-së: Khabibit jo vetëm që mund t’i merret rripi, por mund t’i ndodh diçka edhe më e keqe
Preidenti i UFC, Dana White ka deklaruar se përleshja e mbrëmshme e Khabib Nurmagomedov pas meçit mund t’i kushtojë atij me humbje të rripit.
“Nëse Khabibit i shqiptohet një suspendim i gjatë, atij edhe mund t’i merret rripi”, ka deklaruar White.
Ai ka shtuar se pret Komisionin e Atletikës nga Nevada që të analizojë rastin dhe se ka biseduar edhe me Conor McGregor, njofton Marca, përcjell Klan Kosova.
“Unë kam folur me Conor dhe ai është mirë, ai është më i mërzitur për meçin se për atë se çfarë ka ndodhur pas tij”, ka shtuar White.
Amerikani ka treguar se arsyeja e mosdhënies së titullit, Khabibit ishte frika se mos diçka më e madhe mund të ndodhte.