Sporti

Postimi i Werderit pas ‘bombës’ së Rashicës kundër Leverkusenit është thjesht brilant

Milot Rashica shënoi një super gol nga distanca kundër Bayer Leverkusenit, në ndeshjen që Werder Bremeni është duke e zhvilluar si mysafir në kuadër të javës së nëntë në Bundesligë.

Me rezultatin 1-0, Rashica mori topin dhe qëlloi nga distanca cakun, duke ngritur në ekstazë fansat mysafirë.

E mënyra se si Werder Bremeni e komentoi këtë gol është ndoshta edhe më brilante se vetë shënimi.

“Shiko mami, në fushë është një ‘GOAT’,” shkroi Bremen duke ia bashkangjitur postimit një “GIF” me një fëmijë që drejton gishtin nga fusha.