Sporti

Polonia kampione e botës në volejboll

Polonia rikonfirmohet kampione e botës në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 (28-26, 25-20, 25-23) ndaj Brazilit në finale e Kampionatit Botëror të Volejbollit zhvilluar në Itali.

Skuadra polake përsëriti suksesin e 4 viteve më parë (asokohe fitoi në shtëpinë e saj), duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të volejbollit.

Një ndeshje e domonuar nga kombëtarja polake në të trija setet, duke korrur një triumf të merituar. Lojtari polak Bartosz Kurek u shpall “MVP” i turenut.

Në finalen e “vogël”, atë për vendet 3-4, Amerika fitoi 3-1 (23-25, 25-17, 32-20, 25-19) ndaj Serbisë, duke marrë medaljen e bronzit.Dream Team, Shuterët më të mirë: Michal Kubiak (POL), Douglas Souza (BRA), Qendrat më të mira: Piotr Nowakowski (POL), Lucas Saatkamp (BRA), Pasuesi më i mirë: Setter: Micah Christenson (USA), Libero: Pawel Zatorski (POL), Diagonalisti më i mirë: Matthew Anderson (USA), MVP: Bartosz Kurek (POL).ts


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje