Sporti

Policia me plan operativ për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë-Angli

Policia e Kosovës tashmë ka përcaktuar planin operacional për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë-Angli në aspektin e sigurisë.



Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Gazetës Sinjali se qëllimi i këtij operacioni policor është, mes tjerash, krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Qëllimi i operacionit policor është; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndermarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kunderligjshëm, kontrollimi i turmave pjesmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veqanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve”, ka thënë Hoxha.

LEXO EDHE:
Kështu u priten KFOR-i britanik në Kosovë më 1999

Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është nderprerë qarkullimi i veturave në rrugën Luan Haradinaj në drejtim të stadiumit “Fadil Vokrri”. Në këtë zonë nuk lejohet të parkohet asnjë veturë për shkaqe të sigurisë. /Gazeta Sinjali/


LEXO EDHE:

Shikoni sa bukur e presim Anglinë në aeroport

‘Dardanët’ e kanë përgatitur një befasi që do i bëjë me lot në sy anglezët

Pyetja e gazetarit shqiptar që e ‘detyroi’ selektorin e Anglisë të shpërthente në të qeshura