Sporti

“Po rikthehet zemra e Kombëtares së Kosovës”

Hekuran Kryeziu do të kthehet në fushën e gjelbër pas shumë kohësh që mbeti jashtë nga lëndimi, shkruan Periskopi.



Mesfushori është rikthyer në stërvitje me skuadrën e tij Zurich.

Gjithashtu, lëndimi i tij ka qenë një mungesë shumë e madhe për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Kryeziu pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjet e marsit për ‘Play Off’ e Ligës së Kombeve.

‘Po rikthehet zemra e Kombëtares”, ka shkruar Benjamin Kololli për Hekuranin.


Më poshtë mund ta shikoni fotografinë: /Periskopi/