Sporti

Plepolli tregon çka do e kishte mbushur stadiumin në ndeshjen Feronikel – Milan

Të shtunën u zhvillua ndeshja miqësore mes Feronikelit dhe Milanit.



Pavarësisht pritjeve të mëdha, në stadium nuk u mblodhën më shumë se tre mijë tifozë.

Sipas ish-futbollistit Arsim Plepolli, tani trajner dhe analist futbolli, stadiumi duhej të ishte i stërmbushur.

“Stadiumi duhej të ishte i stërmbushur, por duhet kuptuar se biletat ishin të shtrenjta”, tha fillimisht Plepolli në “90 Plus”.


“Por, duhet kuptuar organizatorin sepse nuk është kosto e lirë ta sjellësh një klub si Milani në Kosovë”, potencoi ai.

“Megjithatë, organizatori nuk duhej të nxitohej. Sikur biletat të ishin vetëm 10 euro, atëherë stadiumi do të ishte i mbushur”, shtoi Plepolli.