Përmbledhje: Shikojeni çfarë ndeshje brilante luajti Shaqiri përballë Crevena Zvezdës
Skuadra e famshme angleze Liverpool mbrëmë ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0, kampionin e Serbisë Crevena Zvezda.
Në këtë ndeshje e cila i takonte xhiros së tretë në Champions League, trajneri gjerman Jurgen Klopp, kishte vendosur që nga minuta e parë të startoi me një formacion super sulmues, e ku aty nuk mungonte edhe shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkruan AlbanienShow.
Shaqiri përballë atyre që e urrejnë zhvilloi një ndeshje fantastike, ai ishte i përfshirë në dy golat e parë të realizuara nga Roberto Firmino, dhe Mohamed Salah, tek ky i fundit dha asist.
Pas ndeshje Xherdan Shaqiri u komplimentua nga trajneri i tij Jurgen Klopp, po ashtu edhe gjithë tifozët e Liverpoolit i thurren elozhe lojtarit të lindur në Gjilan.
Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë edhe në fundjavë përballë Cardffit në Premier Ligë.
Më poshtë shikojeni përformancen e Shaqirit përballë Zvezdës. /AlbanienShow