Sporti

Përleshje fizike mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes Dritës dhe Gjilanit, ka filluar një përleshje fizike mes tifozëve të të dyja ekipeve.

Express ka siguruar pamje nga përleshja fizike që ndodhi mes dy tifozerive pas përfundimit të pjesës së parë.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa rezultati pas 45 minutave të parë është 0:0.

Dihet që rivaliteti i dy tifozerive nga i njëjti qytet është mjaft i madh, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?