Sporti

Përfundon takimi Arsenal – Liverpool, ky është rezultati i ndeshjes

Foto: BBC

Ka përfunduar para pak çastesh kryendeshja e javës së 11-të në Premier Ligë.

Është mbyllur 1-1, në një duel tejet interesante, ku futbolli i hapur e tha fjalën kryesore.

Golin e parë e shënuan mysafirët përmes James Milner në minutën e 61-të, derisa Lacazzete realizoi në të 82-tën, shkruan GazetaBlic.

Me këtë pikë të fituar në udhëtim, djelmoshat e Jurgen Klopp kalojnë në pozitën e parë me 27 pikë, por përkohësisht deri nesër kur Manchester City do ta luajë ndeshjen e kësaj xhiroje.

Arsenali ndërkaq qëndron në vendin e katërt me 23 pikë të arkëtuara deri më tani.

Javën e ardhshme ‘topçinjtë’ sërish do të jenë vendas, ku do ta presin Wolverhamptonin, ndërsa Liverpooli në ‘Anfield’ do luajë përballë skuadrës tjetër londineze, Fulham. /GazetaBlic/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?