Përfundon ndeshja Angli U21 – Kosovë U21, ky është rezultati
Ka përfunduar ndeshja në mes të Anglisë U21 dhe Kosovës U21
Kombëtarja angleze ka shënuar fitore me rezultat 2-0, shkruan AlbanienShow
Kosovarët në këtë takim kanë treguar se janë skuadër jashtëzakonisht e fortë, lojtarët e trajnerit Rafet Prekazi patën edhe disa raste shënimi, por thjesht ishin të pafat.
Dy golat për anglezët i ka shënuar mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden.
Anglezi golin e parë e realizoi në minutën e 23-të dhe golin e dytë ai e shënoi në minutën e 93-të.
Pas kësaj fitore tani Anglia ka 6 pikë dhe renditet në vendin e tretë, Kosova me tri ndeshje të zhvilluara ka grumbulluara po ashtu 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë. Në vend të parë gjendet Austria me 9 pikë./AlbanienShow
LEXO EDHE:
…………….
Më poshtë ju ftojmë të shikoni videon me te gjitha golat Kosovë – Çeki: 2-1