Sporti

Pasi u bë “hit” në mediet botërore, Nuzës i ndodh ajo që nuk e priste

Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Genc Nuza është bërë hit në mediet botërore me veprimin e tij në ndeshjen e “Yjeve”, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e “Yjeve” u zhvillua ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, të cilët në ekipet e tyre kishin yje si Shefki Kuqi, Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani dhe Visar Bekaj.

Gjyqtari i takimit, Nuza i cili është gjyqtari më mirë në futbollin kosovar, ka marrë gjithë vëmendjen e kësaj ndeshje, përkundër faktit se në fushë ishin yje si Granit Xhaka, Milot Rashica dhe Shefki Kuqi.

Gjatë një dueli në mes Milot Rashicës dhe Muharem Sahitit, intervenoi Nuza ku u mendua që do ta ndëshkojë me kartonë Sahitin por gjesti i tij ishte epik, në vend kartonit nxori palomën duke fshirë djerstë.Ky veprim i tij bëri që gjithë stadiumi të shpërthente në duartrokitje.

Këtë veprim e tij e ka publikuar faqja famshme në Facebook “433” me mbishkrimin “Si një boss”, transmeton Insporti.com.Pas “433”, veprimi i Nuzës është publikuar edhe nga gazeta e famshme spanjolle “AS”.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19