“Paraja shkon te paraja”/ Youtuberi i famshëm kështu i fitoi 1.5 milionë euro në bastore
Tyler Faraz Niknam, i njohur më mirë si Trainwreckstv është një transmetues amerikan i Twitch. Ai ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi ka fituar një bast të madh mbrëmë me ndeshjet e Kupës së Botës. Pavarësisht se dje ishte dita e surprizave, për të duket se ishte dita e fatit.
Ai ka fituar 1.5 milionë euro në bastin e vendosur. Ai ka luajtur për fitoren e Arabisë Saudite, barazimin e Danimarkës e Polonisë si dhe fitoren e Francës.
CASH OUT OR HOLD? 😂 pic.twitter.com/aBIG2AhQIV
— Trainwreck (@Trainwreckstv) November 22, 2022