Sporti

Pamje që rrëqethin: Distria Krasniqi në lot gjatë ceremonisë, flamuri i Kosovës valëvitet lartë në Japoni

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’, shkruan Gazeta Metro.

Distria Krasniqi është përballur me xhudisten japoneze, Funa Tonaki në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë -48 kg.

Krasniqi arriti ta mposht japonezen duke rrëmbyer medaljen e dytë të artë në histori të Kosovës.

Ndërkaq pas intonimit të himnit pas fitores, Krasniqi është parë tejet e emocionuar dhe ka shpërthyer në lot.

Më poshtë keni pamjet rrëqethës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?