Sporti

Pamje që nuk do të harrohen kurrë/ Cristiano Ronaldo kishte kompletuar plot 20 driblime në një ndeshje

Cristiano Ronaldo ka qenë një prej golashënuesve më të mirë në histori, por fansat e futbollit do të faleshin nëse kanë filluar ta harrojnë çfarë dribluesi sensacional ka qenë portugezi.

Në kohën e tij te Manchester Unitedi, Ronaldo ishte me siguri më i miri sa i përket driblimeve, shkruan Periskopi.

Jo vetëm që posedonte truqe të panumërta, por ai gjithashtu ishte jashtëzakonisht i shpejtë dhe i fuqishëm.

UEFA Champions League: Benfica v Manchester United.

Ai ishte makthi më i keq i një mbrojtësi të krahut, derisa terrorizoi vazhdimisht mbrojtës të klasit botëror me aftësitë e tij.

Sa herë që ai ishte në pronësi të topit, menjëherë rrethohej nga dy-tre mbrojtës.

Një video aktualisht po qarkullon në rrjetet sociale që tregon Ronaldon duke kompletuar 20 – po, 20 – driblime në një ndeshje të vetme për Man Unitedin.

Në shtator të vitit 2006, Ronaldo i solli rreth e rrotull lojtarët e Benficas sikur të ishin amatorë.

Luis Saha shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas një ore lojë, por Ronaldo ishte padyshim njeriu i ndeshjes. /Periskopi.com/