Sporti

Pamje që mund t’ju kenë ikur: Kështu e rrahu Khabibi McGregorin

Meçi i arteve të përziera marciale “UFC 229” mes kampionit të peshave të lehta Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor mund të jetë prishur nga skenat e shëmtuara në fund, por kjo nuk duhet ta zbehë faktin se Khabibi e dominoi plotësisht irlandezin në luftën e tyre.

Rezultati final ishte rundi i katërt, kur McGregor u detyrua ta dorëzojë meçin pasi Khabibi e shtrëngoi fort në fyt duke mos e lëshuar, transmeton Gazeta Express.

Khabibi e dominoi plotësisht dy herë kampionin në këto katër runde.

Megjithatë, pas fitores, Khabibi e kapërceu kafazin tetëkëndësh duke u vërsulur drejt ekipit të McGregorit, të cilët i sulmoi. Në konferencë për media pas meçit, Khabibi shpjegoi se i sulmoi ata pasi ishte ndier i ofenduar nga komentet e tyre për fenë dhe kombësinë e tij.

Ndërkohë, në videon më poshtë mund t’i ndiqni pamjet nga ky duel. /Express/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?