Sporti

Padrejtësia e trajnerit të Kosovës përballë Avdijajt, ai e meriton Kombëtaren

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes vazhdon të mos e fitojë lojtarin e Trabzonspor Donis Avidjaj.



Lojtari kosovar është duke u aktivizuar rregullisht për klubin turk, klub ky ku konkurrenca për një vend në formacion është jashtëzakonisht e vështirë.

Tek Trabzonspor luan tani në sulm edhe top sulmuesi anglez Daniel Sturridge, apo Onazi një ish lojtar i klubit italian Lazio.

Por kush është Dionis Avidaj?

Më poshtë mund të lexoni një biografi të lojtarit i cili jo shumë vite me parë vlerësohej 50 milionë euro nga klubi gjerman Schalke.


Në vitin 2014, talenti i madh nga Kosova, Donis Avdijaj luante për skuadrën e famshme gjermane Schalke 04.

Pasi shënoi 59 gola në 53 ndeshje për U17 dhe 17 gola në 24 ndeshje për U19, Avdijaj u bë lojtar i ekipit të parë tek klubi i famshëm gjerman.

Avdijaj, pas paraqitjeve fantastike me të rinjtë e klubit gjerman, me 17 shtator 2014 u thirr nga trajneri i Schalke për të qenë pjesë në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea.

Nga ai moment mediat gjermane shkruanin që Schalke ka në radhët e veta një diamant, të cilin duhet ta ruanin si sytë e ballit, shkruan AlbanianShow.

Më pas interesim për lojtarin shfaqi edhe skuadra e madhe angleze Liverpool dhe Schalke për t`i larguar skuadrat e mëdha nga lojtari i tyre i bëri talentit kosovar një klauzolë lirimi prej 50 milion euro.

Në atë vit Avdijaj ishte një nga talentet më të spikatur edhe tek grupmoshat e reja të Gjermanisë. Ai u paraqit disa ndeshje për U19.

Megjithatë pasi Kosova, u pranua në UEFA dhe FIFA lojtari i cili vlerësohej 50 milionë euro, vendosi përfundimisht që t’i thotë ‘PO’ shtetit ku kishin lindur prindërit e tij. Ai refuzoi edhe trajnerin Gianni De Biasi, italiani në atë kohë ishte trajner i kombëtares shqiptare.

23 vjeçari në merkaton e kësaj vere ka kaluar tek skuadra e njohur turke Trabzonspor.

Trajneri i Trabzonspor Ünal Karaman, pasi i pa nga afër cilësitë e lojtarit të Kosovës, deklaroi që është impresionuar nga Avdijaj, turku deklaroi që lojtari nga Kosova, ka potencial për tu bërë lojtari më i mirë në Super Ligën e Turqisë.

Ky besim i madh i trajnerit Karaman, ndikoi pozitivisht te lojtari me numrin 7, i cili ka shënuar një gol edhe ka një asistim në këto ndeshjet e para të kampionatit turk.

Megjithatë paraqitjet e mira tek Trabzonspor nuk e bindën trajnerin Challandes, i cili nuk e ftoi Avdijajn në kombëtare për ndeshjet e shtatorit dhe as tani për ndeshjet e tetorit. Ndeshje këto që Kosova do t`i luaj me Gjibraltarinë (miqësore) dhe Malin e Zi (kualifikuese)

Nuk e ftoi lojtarin i cili iu bashkua Kosovës në kohën kur kjo kombëtare kishte mase shumti nevojë për lojtarë të kalibrit Avdijaj.

Donis Avdijaj, në 6 paraqitje që ka luajtur për Kosovën ka realizuar 2 gola./AlbanienShow