Sporti

Osmani i ‘Stupcave’ zbulon talentin që mund t’i bashkohet Kosovës

Përveç aktrimit, Osman Azemi merret edhe me menaxhimin e futbollistëve të talentuar.

Osmani i ‘Stupcave’, tani ka folur edhe për një futbollist të talentuar që ai e ka në menaxhim, e që ai është me nofkën ‘Xuxi’.

Për të, Osmani ka fjalë të mëdha, dhe thotë se shpreson që mund të kalojë në Kombëtaren e Kosovës.

“Xuxi është një talent shumë i mirë, është sulmues i krahut, po zhvillohet mirë, dhe shpresoj që përveç tij, do të ketë edhe tjerë që të luajnë për Kombëtaren”, tha Osman Azemi.

“Në Përfaqësuese kemi lojtarë të mëdhenj, tash edhe fëmijët në rrugë po përmendin emrin e Celinës, Rashicës e Zenelit, e jo të huajve”, vlerësoi Osman Azemi në “Sports Show”.