Sporti

Nuk e mori në Beograd, tani Jurgen Klopp e ‘shpërblen’ Xherdan Shaqirin

Jurgen Klopp nuk e mori në Beograd lojtarin shqiptar, Xherdan Shaqirin në ndeshjen e vlefshme për ndeshjen e 4 të Ligët se Kampionëve.

Kjo nxitir reagim të tifozët e Liverpool.

E skuadra e trajnerit Jurgen Klopp në javën e 12-të të Premierligës e pret në shtëpi Fulhamin.

Ndeshja mes Liverpool dhe Fulham luhet ditën e diel në ‘Anfield Road’ me fillim nga ora 13:00.

Pas gabimit në përzgjedhjen e lojtarëve për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës, trajneri Jurgen Klopp tani ka vendosur që të startojë me Xherdan Shaqirin.

‘The Guardian’ parasheh që Xherdan Shaqiri të jetë titullar në ndeshjen kundër Fulhamit në Anfield, së bashku me Firminon, Salah dhe Mane, përcjell lajmi.

Liverpool pas 11 javëve në Premierligë numëron 27 pikë, me tetë fitore dhe tre barazime.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?