Sporti

“No comment: Majlind proud of you”

Futbollisti Edon Zhegrova ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendit, transmeton Indeksonline.

Mesfushori kosovar ka ironizuar me pompozitetin që i është dhënë mikpritjes së tifozëve dhe futbollistëve anglezë.

“No comment. Majlind proud of you” shkruan Zhegrova.

Në fotografi shihet xhudistja jonë në aeroportin e Prishtinës, pa pritje ceremoniale.

Megjithatë, pak minuta më vonë futbollisti i Baselit e ka fshirë këtë postim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?