Sporti

Një nga nokautët më të shpejtë në UFC: Detyron kundërshtarin ta dorëzojë meçin pas nëntë sekondave

Luftëtari i peshave të rënda, Jair Rozenstruik, ka bërë një punë të shpejtë në raundin preliminar në UFC Greenvile të shtunën e javës së kaluar.

Rozenstruikut i janë dashur vetëm nëntë sekonda që ta nokautoi kundërshtarin e tij, Allen Crowder.

Luftëtari i arteve marciale arriti të shkaktojë nokautin e dytë më të shpejtë në garën e UFC-së, e që i la të befasuar të pranishmit.

Croëder kishte fatin e keq qysh në katër sekondat e parë, pasi këmba e tij rrëshqiti në dysheme, ndërsa Rozenstruik e shfrytëzoi mundësinë.

Me një goditje të fuqishme, Allen Crowder, u nokautua nga kundërshtari i tij, derisa gjyqtari i përballjes iu afrua që ta ndihmonte.

Kjo fitore, ishte një rekord për Rozenstruik, pasi ka shënuar tetë fitore radhazi, duke mos pësuar humbje.

Renato Moicano që ka 13 fitore, dy humbje dhe një barazim, do të përballet me “Korean Zombie” Chan Sung Jung që ka 14 fitore dhe pesë humbje, e që fituesi i përballjes do të takohet me Rozenstruik. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19