Sporti

New York Times: Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, me statujë në vendlindjen e saj

Padyshim se llogaritet si njëra prej sportisteve më të mira në historinë e sportit kosovar.

Fjala është për Majlinda Kelmendin, xhudistja e cila ia ka sjellur Kosovës medaljen e parë olimpike, shkruan GazetaBlic.

Sot, në vendlindjen e saj, Pejë u përurua edhe statuja e shumëpritur, teksa mediat e xhudos i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj vepre të kthyer në bronz, duke shfaqur edhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka krijuar Majlinda për sportin tonë.

Ndërkaq, së fundi ka shkruar edhe tabloidi “New York Times”, ku ka cituar edhe fjalët e Kelmendit pak pas përurimit të statujës:

“Jam mëse e sigurtë se kjo statujë do t’i motivojë fëmijët e Kosovës të arrijnë suksese, ashtu si edhe unë”, tha ndër të tjera ajo.

Prezent në ceremoni ishte edhe kryetari i federatës ndërkombëtare të xhudos, Marius Viser që mes tjerash deklaroi: “Majlinda është inspirimi më i mirë për çdo sportist kosovar, dhe për më
tepër ju duhet të jeni krenarë që reprezentuesja më e mirë e këtij sporti në botë bënë që flamuri juaj të valojë në botë”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?