Sporti

Ndeshja Zvicër-Serbi vendos kush kualifikohet tutje

Ndeshja e ardhshme për Nati do të jetë ndaj Serbisë. Historia po përsëritet. Ashtu si para katër vjetësh, Zvicra dhe Serbia do të përballen në ndeshjen e fundit në grupet e Kampionatit Botëror. Nati ka tri pikë, ndërsa serbët kanë një barazim. Pikërisht ndeshja e 2 dhjetorit nga ora 20:00 do të vendosë se kush do të kualifikohet në 1/8 e finales, shkruan albinfo.ch. Helvektikëve u mjafton edhe një barazim. Nga grupi tashmë është kualifikuar Brazili, ndërsa Kameruni ka një pikë.