E martë, 26 Maj, 2020
Sporti

Ndërron jetë legjenda e ‘Formula 1’

Legjendari britanik i garave motorike, Sir Stirling Moss, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.



Moss i cili ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e rëndë, është vlerësuar si një nga shoferët më të mëdhenj të “Formula 1”, pavarësisht asaj se nuk e ka fituar Kampionatin Botëror, shkruan “BBC”.

Ai ishte tërhequr nga jeta publike në Janar të vitit 2018 për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Moss ka fituar 16 nga 66 garat në F1 nga viti 1951 deri në 1961.



LEXO EDHE:
Publikohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës