Sporti

Ndërprerja e stërvitjes së Kosovës? Kjo është e vërteta sipas gazetarit që është në Sofje!

Gazetari i Supersport Kosovës, Arlind Sadiku, i cili gjendet në Bullgari me Kombëtaren e Kosovës, ka bërë të ditur se stërvitja e ‘Dardanëve’ ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në mediet e Kosovës është raportuar se ndërprerje të stërvitjes së Kosovës, nga disa tifozë bullgarë, që kishin bërë thirrje raciste.

Sipas Sadikut, këto thirrje janë dëgjuar vetëm derisa lojtarët po hynin në stadium për stërvitje, nga një grup i vogël njerëzish, që po qëndronin në një kafene.

LEXO EDHE:  UEFA e dënon “but” Rumaninë, veç një lojë pa shikues dhe gjobë 52 mijë euro

“Stervitja e Kosoves ka shku ne menyren me te mire dhe me te qete te mundshme. Sic ishte parashikuar. Krejt cka ka ndodh eshte kjo. Nje grup prej 10-15 tifozesh qe ndodheshin afer hyrjes se stadiumit me nje kafe, kane bertite “Ubi, ubi shqiptari”, per disa sekonda derisa lojtaret hynin ne stadium”.

“Veprimi i tyre sigurisht qe eshte skandaloz por kjo ka qene e gjitha dhe jo sic po raportohet ne media”, ka shkruar Sadiku.