Sporti

Muriqi shënon gol për Fenerbahcen dhe ndëshkohet me karton të kuq

Vedat Muriqi ka shënuar golin e dytë dhe njëherësh të fitores për Fenerbahcen në udhëtim ndaj Gaziantep me rezultatin 2:0.



Ishte minuta e fundit kur Muriqi pranoi një gol të mirë dhe përballë portierit shënoi.

Pas golit, sulmuesi u ndëshkua me karton të kuqë pasi që e kishte një të verdh më herët.

Ai po ashtu kishte gisht edhe në golin e parë, ku dhuroi një super asist me të djathtën ku gjen në zonë Max Krusen që shënon golin e fitores për Fenerin në minutën e 51-të.

Shtatë gjati kishte shënuar njëherë në këtë ndeshje por goli i tij u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtë loje.


Goli i anuluar i Muriqit ishte në minutën e 48-të./Insporti.com