Sporti

Momenti më i mirë i Rashicës në Gjermani

Keystone (AP Photo/Martin Meissner)

Futbollisti shqiptar po shkëlqen për Werder Bremen në Bundesligën gjermane.

Pasi nuk e filloi mirë aventurën në Gjermani, Milot Rashica, tashmë është shndërruar në futbollistin kyç te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Rashica po shkëlqen me gola, asistime dhe ndeshje të mira, duke bërë që të jetë një titullar i padiskutueshëm, përcjell albinfo.ch.

Në ndeshjen e fundit kundër Freiburgut, Rashica asistoi për mrekullo te Davy Klaessen, i cili shënoi për 1:0, derisa takimi përfundoi 2:1 për Werder Bremen.

Rashica është vlerësuar me notën 8,26 nga faqja e specializuar e statistikave “Whoscored” dhe është vendosur në ekipin më të mirë të javës në Bundesliga përkrah emrave të rëndësishëm si Gnabry, Coman, Kampl e Muller.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje