Sporti

Momenti kur xhudistja Laura Fazliu mposht kundërshtaren serbe

Xhudistja Laura Fazliu e ka mposhtur kundërshtaren serbe Anja Obradoqiv në kategorinë e 63 kilogramëve.

Në garën që po zhvillohet në kuadër të Grand Slam Hungary 2020, Fazliu këtë fitore e ka korrur me Ippon, njofton Klan Kosova.

Kjo përballje ishte në kuadër të mbledhjes së pikëve, për të fituar normën Olimpikë.

Në sfidën e radhës, Laura Fazliu do të takohet me vendasen hungareze, Szofi Ozbas.