Sporti

Momenti kur Florian Marku fiton me nokaut

Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut në raundin e tetë.

Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’, në kategorinë Ëelter.

Dy raundet e para ishin të barabartë me të dy boksierët që ndanin grushte dhe pëlqenin luftën.

Në raundin e tretë, të dy boksierët kishin momente të mira. Edhe raundi katër dhe pesë ishin i bukur për tu parë pasi kishte luftë dhe dukej sikur dy boksierët po kërkonin fitoren.

Raundi i gjatë solli momentin më të dobët të Florian Markut, pasi e nisi mirë, ai pësoi një goditje të bukur nga Charlton, duke rënë në nokdaun.

Por në raundin e shtatë Marku u kthye në lojë duke dhënë disa goditje të forta dhe duke e fituar këtë raund.

Marku vazhdoi me punë të mirë edhe në raundin e tetë, duke e dërmuar me grushte Charltonin, duke bërë që trajnerët e tij ta dorëzojnë meçin.

Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?