Momenti kur Charlton e rrëzoi Markun me një goditje të fuqishme

Florian Marku vazhdoi i pamposhtur në boks teksa mbrëmë mundi boksierin britanik, Rylan Charlton në raundin e tetë.
Dueli nisi i barabartë, teksa në raundin e tretë, Marku me disa goditje e trullosi Charltonin, por gongu nuk lejoi që boksieri shqiptar ta rrëzonte.
Më pas, në raundin e gjashtë, Charlton rikthehet dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e rrëzoi Florian Markun, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, ai u ngrit shpejt dhe e vazhdoi duelin duke bërë rikthimin e madh.
Charlton catches Marku in the 6th! 😳 pic.twitter.com/eI1iR4QtXn
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021
Në raundin e tetë, me një breshëri goditjesh, Marku detyroi që kundërshtari ta hedhë peshqirin duke e dorëzuar meçin.