Sporti

Momenti i fitores së Ilir Latifit mbrëmë ndaj Tanner Boser

Boksieri shqiptar, Ilir Latifi është rikthyer me fitore në UFC.

Ai e mundi Tanner Boserin në eventin e UFC që po mbahet në Las Vegas, shkruan Gazeta Express.

Pas tri raundeve, nuk pati nokaut dhe vendimi për fituesin i takoi gjyqtarëve.

Ata me vendim të ndarë shpallën Latifin fitues të duelit. Dy prej tyre ia dhanë pikët Latifit, kurse një Boserit.

Latifi arriti ta rrëzojë Boserin në raundin e fundit dhe nuk e lëshoi deri në fund të meçit. /Gazeta Express/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?