Sporti

Moment krenarie, Florian Marku flet pas fitorës së madhe, titulli i shkëlqen në krahë

Florian Marku ka arritur ditën e sotme fitoren më të madhe në karrierë duke mposhur boksierin ukrainës, Maxim Prodan dhe duke i rrëmbyer titullin kampion të IBF.

Pas ndeshjes të fituar me vendim jurie, Marku shprehet mjaft i lumtur dhe krenar.

“E mposhta, më kanë nënvlerësuar, e kam mposhtur Prodanin, unë kam sakrifikuar shumë për këtë sport. Tani do të bëhem baba dhe do të bëjë gjithçka për familjen time”, tha shkurtimisht Florian Marku për DAZN.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?