Sporti

Milot Rashica shtron iftar për 310 persona

Milot Rashica po na bën krenar të gjithëve me paraqitjet e tij sportive në ekipin që luan por edhe në kombëtaren e Kosovës.



Por jo vetëm kaq, prej një lojëtari të madh dhe të disiplinuar si Rashica pritet edhe zemergjerësia.

Ai këtë herë këtë e ka dëshmuar duke dhuruar një iftar për kuzhinën e “Jetimave të Ballkanit” të cilën e udhëheq humanisti i njohur Halil Kastrati.

Është vet shoqata që ka njoftuar se Rashica është donator i iftarit nga i cili bën iftar 310 persona.

Më pas edhe Rashica ka publikuar një foto në rrjetin e tij social Instagram.


“Ndjenja te papershkruara.Sonte mu dha mundsia me dhuru nje iftar per shoqaten “jetimat e ballkanit”. Ishte ndere dhe privilegj per mua te jem edhe ne shperndarjen e Iftarit ne kuzhinen e Jetimave te Ballkanit ne Prizren,” ka shkruar Rashica.