Sporti

Messi tregon për telefonatën që i ndryshoi rolin

Ylli argjentinas Lionel Messi ka rrëfyer se si në vitin 2009 Pep Guardiola i komunikoi përmes telefonit lajmin se do të ndryshonte pozicionin e tij në fushë.

Në fakt 5 herë fituesi i “Topit të Artë” e nisi karrierën e tij te Barcelona si sulmues krahu me Samuel Eto’o i vetëshpallur si sulmuesi i vetëm kryesor. Gjithsesi në shkurt të vitit 2009 Guardiola riformatoi tërë Barcelonën, për t’i dhënë jetë sistemit ‘tiki-taka’, për të cilin njihet ende.

Risia qëndronte masivisht në përdorimin e një 9-shi falso, duke i lejuar tre sulmuesve të ndërvepronin, duke nxjerr kështu një sulmues nga asgjëja.

Messi-t iu ngarkua detyra të bëjë rolin e 10-shit, duke mbajtur topin, për të lejuar anësorët që të futen nga pas.

LEXO EDHE:

Fauli i vitit, gjuajtja më qesharake që keni parë ndonjëherë


SHIKO VIDEON