Sporti

Messi jep miratimin, Barcelona 112 milionë euro për të transferuar super sulmuesin

Pas paraqitjeve të mira me Interin dhe së fundmi po shkëlqen me Argjentinën, Lautaro Martinez ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Barcelona duket e bindur dhe ka marrë edhe miratimin e Messit që të hyjë në negociata me Interin për të transferuar talentin argjentinas që po shkëlqen në Kupën e Amerikës.

Sipas “Radio La Red”, Barcelona është e gatshme të ofrojë 112 milionë euro për sulmuesin Lautaro Martinez.

Besohet se kjo media lajmin e ka marrë nga ish klubi i Lautaros, Racing që ende ka 10% të kartonit të sulmuesit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?