Sporti

Mërgim Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së

Mërgim Mavraj është kapur me gazetaren e RTSH, Hygerta Sako gjatë lidhjes direkte për emisionin “Ëndërr kuqezi”.

E gjitha nisi pas komentit të kartonit të kuq të bërë nga gazetarja. Hygerta Sako: Ju e dini që ajo goditje me kokë ishte e dënueshme apo jo?

Mavraj: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë? Hygerta Sako: Nuk besoj që jemi verbuar të gjithë apo jo… po e shoh edhe tani.

Mavraj: Lojtari skocez më tha vetë pas ndeshjes se nuk e preka fare, por gjithsesi ju , mendoni ndryshe. Kur lëviz gjoksin, lëviz edhe kokën.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?