Sporti

Mediet serbe: Një moment i vështirë ndodhi gjatë shortit, UEFA parandaloi një skandal të madh

Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin botëror “Katar 2022”, shkruan “Zeri.info”.

Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B. Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.

Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Mediet serbe kanë shkruar se UEFA parandaloi një skandal të madh.

“Një moment i vështirë ndodhi gjatë shortit në Cyrih. E ashtuquajtura përfaqësuesja e Kosovës u tërhoq e para nga kapelja e pestë dhe supozohej të binte në Grupin A me Serbinë, Portugalinë, Irlandën dhe Luksemburgun.

Sidoqoftë, UEFA ndaloi që një mundësi e tillë të ndodhte, kështu që ekipi kombëtar që UEFA e njeh si “Kosova” shkoi në Grupin B, ku do të luajë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. interesante që vetëm Suedia nga ky grup e njohu Kosovën si një shtet të pavarur”, ka shkruar portali serb “kurim”, transmeton “Zeri.info”. /Zeri.info

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?