Sporti

Mediat kroate: Shpërthen skandali seksual te kombëtarja e Serbisë- Lojtarët kanë raporte intime me të dashurat e bashkëlojtarëve

Sipas mediave të ndryshme kroate një kaos i përgjithshëm ka përfshirë kombëtarën e Serbisë në kampionatin botëror “Katari 2022”.

Sipas sajtit, “24saat.hr”, këto kanë qenë zhvillimet e fundit në kampin serb, derisa federata dhe personat e përfshirë në skandal po mundohen ta fshehin një gjë të tillë.

“24sata.hr” shkruan se zyrtarisht nuk është duke ndodhur asgjë te Serbia, por jozyrtarisht po përhapen zërat për raporte intime të lojtarëve të Serbisë me të dashura të lojtarëve tjerë.

“Po shpërndahen mesazhe dhe zëra për dyshime për raporte intime mes disa lojtarëve me të dashurat apo gratë e lojtarëve tjerë, që ka sjellë edhe rrahjen në stërvitje. ‘Është kaos i përgjithshëm, të gjithë flasin vetëm për këtë’, flasin burime të afërta me reprezentacionin”, ka shkruar sajti kroat.

Ende nuk ka asnjë konfirmimë për një gjë të tillë, derisa kapiteni i kombëtarës serbe i ka mohuar këto raportim.