Sporti

Me një fotografi të Shaqirit tregohet rekordi i madh i Liverpoolit

Liverpool me fitoren 3:1 ndaj Manchester United në ‘Anfield Road’ ka konfirmuar se janë kandidat serioz në garën për titull.



‘The Reds’ po kalojnë momente jashtëzakonisht të mira këtë sezon në krye me Jurgen Klopp.

Formën e mirë të këtij sezoni finalistët e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve e kanë shfaqur në fitoren 3:1 ndaj Manchester United javën e kaluar.

Moment kthese i kësaj ndeshje që ia solli tre pikë shumë të rëndësishme Liverpoolit ishte inkuadrimi në lojë i Xherdan Shaqiri, që realizoi dy gola për fitoren e skuadrës së Klopp.

Pikërisht me një fotografi të Shaqirit nga ndeshja kundër Manchester United, Premierligë ka rikujtuar se Liverpool ka thyer rekordin e tij, duke shkuar 18 ndeshje pa humbje në elitën e futbollit anglez.