Sporti

Më në fund vjen lajmi i madh për Xherdan Shaqirin

Dy javë kanë mbetur deri në fund të Premier League dhe asgjë nuk dihet se cila skuadër do të jetë kampion i ri, ani se Manchester City ka një pikë (92) më shumë se Liverpooli.

Sonte në orën 20.45 Newcastle e pret Liverpoolin, kurse Manchester City (21.00) të hënën ndeshet me Leicester Cityn. Ndërkaq janë në hedhur dy versione të mundshme të përbërjes së Liverpoolit për sfidën e sotme. Sipas faqes Liverpoolit, si përbërje e mundshme kundër Newcastles është: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Shaqiri, Salah, Mane.

Sipas Express.co në Angli, përbërja e mundshme: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino. Megjithatë, Jurgen KLop është para një vendimit, që do të ishte shumë i madh për Xherdan Shaqirin, sepse nëse futet titullar, atëherë po rikthehet ai pas një kohe, pra nga fundi i janarit, pasi që deri me tash ka mbetur në bankë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?