Sporti

Më në fund Ronaldo flet për çmimet e Luka Modriç dhe Mohamed Salah

Cristiano Ronaldo më në fund ka folur për çmimet individuale që i kanë fituar nga FIFA, dy lojtarët Luka Modriç dhe Mohamed Salah.

Ylli i Juventusit i ka komentuar çmimin si lojtari më i mirë në botë që e ka fituar Modriç dhe çmimin për golin më të mirë të vitit të shënuar nga Salah, shkruan AlbanienShow.

Në një lidhje drejtpërdrejt në Instagram me fansa Ronaldo ka thënë që Luka Modric ishte shumë i mirë dhe e ka uruar për çmimin, ndërkohë për golin më të mirë të vitit ai mendon që goli i tij në Champions League përballë Juventusit ishte më i miri.

“Goli i Salahut ishte i mirë, por le të jemi njerëz të ndershëm, imi ishte më i miri. Urime për çmimin e fituar nga Modriç shumë mirë” tha Ronaldo.

Unë nuk brengosem për çmime shumë, unë që 15 vite jam në këtë nivel dhe jam shumë i lumtur për këtë u tha Ronaldo fansave./AlbanienShow


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje