Sporti

Marrëdhëniet mes Shaqirit dhe Kloppit, kjo video pas ndeshjes i zbulon të gjitha!

Xherdan Shaqiri u tregua vendimtar për Liverpoolin, derisa “Të Kuqtë” regjistruan një fitore të vështirë kundër Newcastle Unitedit, të shtunën mbrëma.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa bëri një asistim brilant në minutën e 86-të të takimit për Divock Origi, i cili shënoi për 3-2 për ta mbajtur Liverpoolin në garë për titull.

Një moment interesant është kapur nga kamerat televizive kur mbrojtësi, Virgil van Dijk, urdhëron Alexander-Arnoldin që ta lejojë Shaqën të krosojë, derisa ai po përgatitej të gjuante vetë.

Insistimi i mbrojtësit holandez është aq i madh sa që, për një moment, ai duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka që t’i përmbushet kërkesa.

Dhe insistimi i tij u shpagua, derisa Shaqa bëri një krosim me precizitet të jashtëzakonshëm për ta gjetur kokën e Origit.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme.

Nuk u pa në transmetim – përqafimi i Kloppit flet për marrëdhënien e tij me Shaqirin

Liverpooli shënoi një fitore shumë të rëndësishme në St James Park duke mundur Newcastle Unitedin 3:2dhe duke mbajtur gjallë shpresat për titull, ku është në garë me Manchester Cityn.

Ekipi i Jurgen Kloppit fitoi me gol që u shënua në minutën e 86-të me asistim të Xherdan Shaqirit, i cili kishte hyrë në lojë si zëvendësuar vetëm disa minuta më herët.

Mirëpo, ishte reagimi i trajnerit Jurgen Klopp ndaj Shaqirit pas ndeshjes ajo që nuk i “shpëtoi” medieve. Edhe pse për marrëdhëniet e Kloppit dhe Shaqirit është spekuluar dhe shkruar shumë, ka qenë ky përqafim që shihet në video që tregon besimin që Klopp ka në reprezentuesin shqiptar të Zvicrës dhe respektin që ka për lojën dhe profesionalizmin e tij.

Kujtojmë se Liverpooli është edhe në garë për titullin e kampionit të Evropës, por gjasat i ka të vogla për plasman në finale, meqë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve u mposht nga Barcelona 0:3.

Shaqiri me asist, kjo është nota e tij në fitoren e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Newcastle United me rezultatin 3:2, dhe kështu ka kaluar në pozitën e parë në renditje përkohësisht, derisa Manchester City ta luaj takimin e mbetur.

Gisht në këtë fitore të Liverpoolit kishte Xherdan Shaqiri i cili hyri në lojë si zëvendësues duke asistuar në golin e fitores.

Virgil Van Dijk e hapi serinë e golave në minutën e 13.

Barazimi erdhi shtatë minuta më pas nga Christian Atsu.

The reis kaluan edhe njëherë në avantazh, kësaj radhe me Salah për 2:1.

Barazimi i dytë erdhi nëpërmjet Salomon Rondon në minutën e 54.

Në minutën e 64 Shaqiri hynë në lojë, në të 86 minutë asiston për Origin që e qoi topin në gol për fitoren e Liverpoolit prej 3:2. Kjo paraqitje është edhe një përgjigje ndaj trajnerit të Liverpoolit i cili kohëve të fundit nuk po e inkuadron talentin e madh nga Kosova.

Më poshtë i keni edhe vlerësimin e futbollistëve:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?